Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga 1 qershori do të fillojë me lejimin e vizitave familjare për të burgosurit, raporton Express.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, ShKK’ja ka bërë me dije se secili vizitor është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete duhet të ketë maskë dhe dorëza mbrojtëse.
“Gjatë vizitës së tyre, secili vizitor është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete duhet të ketë maskë dhe dorëza mbrojtëse. Si masë lehtësuese, do të fillojmë me pranimin e vetëm dy (2) anëtarëve të ngushte të familjes dhe gradualisht do të rrisim edhe numrin e vizitorëve”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express