Neymar, gati për Ligën e Kampionëve: S’kam qenë kurrë në formë më të mirë në PSG - Gazeta Express
string(77) "neymar-gati-per-ligen-e-kampioneve-skam-qene-kurre-ne-forme-me-te-mire-ne-psg"

Neymar, gati për Ligën e Kampionëve: S’kam qenë kurrë në formë më të mirë në PSG

Gazeta Express

05/08/2020 10:16

Neymari beson se ai është në formën e tij më të mirë që nga transferimi në Paris Saint-Germain dhe thotë se ai është gati të luftojë për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Paris Saint-Germaini i siguroi shërbimet e brazilianit Neymar për një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh në verën e vitit 2017 – transferim ky që ka ndikuar në tregun e transferimeve të lojtarëve, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Me atë transferim, braziliani i dha fund katër vjetëve të suksesshme në Barcelona për ta nisur një sfidë të re në Francë, me qëllimin për t’i rritur gjasat për ta fituar Topin e Artë.

Megjithatë, ai s’e ka arritur nivelin që kishte dashur gjatë sezoneve të tij të para në Parc des Princes, përkundër që i ka shënuar 70 gola në 82 paraqitje për skuadrën e Thomas Tuchel.

Lëndimet e shumta e kanë penguar atë ta arrijë potencialin e tij të plotë, megjithatë së fundi ai është kthyer në formën e tij më të mirë dhe i ka ndihmuar PSG-së t’i fitojë tre trofetë vendore në Francë dhe ta arrijë një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Gjatë këtyre tre vjetëve, kam fituar shumë njohuri. Kam përjetuar momente të lumtura dhe disa të vështira, veçanërisht kur lëndimet ma pamundësonin të luaj”, tha Neymar.

“Me ndihmën e bashkëlojtarëve të mi, unë arrita t’i tejkaloj ato momente dhe të përqendrohem në gjërat që kanë rëndësi në të vërtetë dhe tani paraqitjet tona po përkthehen në tituj”.

“Tifozët tanë dhe klubi e shohin luftën që po e bëjmë si skuadër. Unë jam në formën time më të mirë që kur kam ardhur në Paris, kjo skuadër është si një familje”.

“Ne duam ta fitojmë titullin e Ligës së Kampionëve. Ne do të luftojmë sepse nuk kemi qenë kurrë kaq afër”. /Gazeta Express/