Netanyahu i pret në Izrael kryediplomatët e Gjermanisë dhe Britanisë: Do t'i marrim vetë vendimet për t'iu përgjigjur sulmeve të Iranit - Gazeta Express
string(132) "netanyahu-i-pret-ne-izrael-kryediplomatet-e-gjermanise-dhe-britanise-do-ti-marrim-vete-vendimet-per-tiu-pergjigjur-sulmeve-te-iranit"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 15:03

Netanyahu i pret në Izrael kryediplomatët e Gjermanisë dhe Britanisë: Do t’i marrim vetë vendimet për t’iu përgjigjur sulmeve të Iranit

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 15:03

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i falënderoi ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe ministrin e Jashtëm britanik, David Cameron për mbështetjen dhe këshillat e tyre të mërkurën në Jerusalem, por tha se Izraeli do t’i marrë vendimet e veta për sigurinë e vet, përcjell Gazeta Express.

“Ata kanë të gjitha llojet e sugjerimeve dhe këshillave. E vlerësoj. Por unë dua ta bëj të qartë – ne do t’i marrim vendimet tona dhe shteti i Izraelit do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për ta mbrojtur veten”, tha Netanyahu, raporton Reuters, duke iu referuar një deklarate të lëshuar nga zyra e tij.

Lexo Edhe:

Presidenti i Iranit Ebrahim Raisi paralajmëroi në Teheran të mërkurën në mëngjes se sulmi më i vogël nga Izraeli në tokën iraniane do të sillte një përgjigje “masive dhe të ashpër”. Raisi tha se sulmi i fundjavës ndaj Izraelit ishte i kufizuar dhe se nëse Irani do të kishte dashur të kryente një sulm më të madh, “asgjë nuk do të mbetej nga regjimi sionist”.

Më herët, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, tha se shpreson që Izraeli të tregohet i përmbajtur dhe “i zgjuar, por i ashpër”.