Edon Zhegrova në garë për çmimin e më të mirit të sezonit në Ligue 1 - Gazeta Express
string(68) "edon-zhegrova-ne-gare-per-cmimin-e-me-te-mirit-te-sezonit-ne-ligue-1"

Sport

Gazeta Express

30/04/2024 21:10

Edon Zhegrova në garë për çmimin e më të mirit të sezonit në Ligue 1

Sport

Gazeta Express

30/04/2024 21:10

Edon Zhegrova është nominuar për çmimin “Lojtari më i mirë” në Ligue 1 për sezonin 2023/24.

Kështu bëri të ditur sindikata kryesore e futbollistëve profesionistë në Francë (UNFP), shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Zhegrova në garë për këtë çmim ka konkurrencë të fortë, pasi të nominuar janë edhe Kylian Mbappe, Ousmane Dembele, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Pierre Lees-Melou.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për më të mirët do të mbahet më 13 maj.

Zhegrova po kalon sezon mbresëlënës me Lille, duke qenë një prej më të mirëve te kjo skuadër.

Sulmuesi kosovar ka regjistruar 30 paraqitje në Ligue 1, teksa ka shënuar pesë gola dhe ka kontribuuar me pesë asistime.

25-vjeçari në total ka 11 gola dhe nëntë asistime këtë sezon, duke përfshirë të gjitha garat.

Edon Zhegrova nga UNFP ishte zgjedhur “Lojtari më i mirë i muajit” në elitën e futbollit francez, për muajin mars. /Gazeta Express/