Nesër promovohet libri “I verbri” nga Mitja Čander - Gazeta Express
string(48) "neser-promovohet-libri-i-verbri-nga-mitja-cander"

Nesër promovohet libri “I verbri” nga Mitja Čander

Arte

Gazeta Express

11/05/2022 15:30

Nesër me 12 maj nga ora 18:00 në Teatrin Oda do të promovohet libri i autorit Mitja Čander me titull “I verbri”.

Në promovim të pranishmit do të kenë rastin të jenë pjesë e bashkëbisedimit mes autorit dhe përkthyesit (Nikollë Berishaj).

Lexo Edhe:

Për librin:

Personazhi kryesor dhe narratori në librin “I verbri” është një redaktor i suksesshëm dhe kritik i cili ka pasur probleme me shikimin që nga lindja, edhe pse kurrë nuk ka pasur shumë të bëjë me personat me aftësi të kufizuara dhe nuk është ndjerë asnjëherë i tillë. Por kur i ofrohet një mundësi për të hyrë në botën e politikës, ai “verbohet” nga dëshira për pushtet dhe ky bashkëshort modest e i qetë i cili shpejt do të bëhet baba, gradualisht shndërrohet në një karrierist egoist.

Romani “i Verbri” flet për gjendjen e tanishme të shtetit slloven dhe shoqërisë evropiane në përgjithësi.

/Gazeta Express