Një prift në Mal të Zi po planifikon ringjalljen e një tempulli kishtar, që lavdëron dhe glorifikon çetnikët serbë - Gazeta Express
string(113) "nje-prift-ne-mal-te-zi-po-planifikon-ringjalljen-e-nje-tempulli-kishtar-qe-lavderon-dhe-glorifikon-cetniket-serbe"

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 8:22

Një prift në Mal të Zi po planifikon ringjalljen e një tempulli kishtar, që lavdëron dhe glorifikon çetnikët serbë

Lajme

Gazeta Express

26/04/2024 8:22

Milosh Cicmil nga Berani, i paraqitur në rolin e priftit të dioqezës së Budimlja që është degë e Kishës së Serbisë (KPS), u bëri thirrje ndjekësve të tij që të dërgojnë para.

Thonë se në fshatin e afërt Gornje Zaostro, një ndërtesë po shembet dhe ai e quan “tempulli i të nderuarit Nënë Parskeva”.

Lexo Edhe:

Objekt në fjalë është “lavdi” dhe promovon kasapët çetnikë, të cilët për priftin dhe hierarkinë e kishës vdiqën gjatë “Luftës Patriotike në ushtrinë mbretërore”.

Cicmil shkruan përmes rrjeteve sociale se “tempulli është në ndërtim e sipër”, dhe gurthemelin “u shenjtërua dhe u vendos njëzet vjet më parë nga Mitropoliti i Malit të Zi dhe Amfilohije.

Por, ai ankohet se prej rreth dhjetë vjetësh, për shkak të pezullimit të punimeve për shkak të mungesës së programit dhe të kujdesit, tempulli nuk ka përfunduar dhe është duke u përkeqësuar dukshëm.

“Tempulli”, shprehet ai, “rrjedh”, dhe “nga ngrica, shtyllat e betonit dhe mbulesat rreth tempullit u plasaritën dhe dështuan”.

Ai i fton ndjekësit të kontribuojnë që ta ngritin lartë  “lavdinë e paraardhësve serbë të ndritur” sic i quan cetnikët. /AntenaM