Në raundin e parë kishte 60,773 fletvotime të pavlefshme - Gazeta Express
string(55) "ne-raundin-e-pare-kishte-60773-fletvotime-te-pavlefshme"

Në raundin e parë kishte 60,773 fletvotime të pavlefshme

Ballina

Gazeta Express

19/10/2021 15:51

Në raundin e parë të votimit për kryetarë në 80 komuna në zgjedhjet e shtata lokale që u mbajtën të dielën më 17 tetor ka gjithsej 44.833 fletëvotime të pavlefshme. Në votim për kryetar të Qytetit të Shkupit, ndërkaq, ka 15.940 fletëvotime të pavlefshme nga gjithsej 228.473 të cilët e kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), më shumë fletëvotime të pavlefshme në komuna ka në Manastir – 2.659, pas çfarë vijojnë Kumanova me 2.076 dhe Gazi Baba me 2.020. Më pak fletëvotime të pavlefshme vetëm 48 ka në Komunën e Pllasnicës pastaj vijojnë Rankovce me 57 dhe Qendër Zhupa me 62 fletëvotime të pavlefshme.

Lexo Edhe:

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale gjithsej kanë votuar 848.104 apo 48.99 për qind nga gjithsej 1.824.864 të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në vitin 2017 ka pasur 44.481 fletëvotime të pavlefshme, ndërsa në zgjedhjet në vitin 2013 38.787 fletëvotime të pavlefshme.

Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në vitin 2020, ndërkaq, ka pasur 31.564 fletëvotime të pavlefshme.