Në Paris ndodh skandali, vidhet çanta me plane sigurie për Lojërat Olimpike! - Gazeta Express
string(74) "ne-paris-ndodh-skandali-vidhet-canta-me-plane-sigurie-per-lojerat-olimpike"

Në Paris ndodh skandali, vidhet çanta me plane sigurie për Lojërat Olimpike!

Sport

Gazeta Express

28/02/2024 11:10

Një skandal i madh ka ndodhur në Paris të Francës.

Pak muaj para fillimit të Lojërave Olimpike, është vjedhur një material i çmueshëm dhe mjaft i rëndësishëm.

Lexo Edhe:

Mediat franceze raportojnë se një çantë që e mbante një kompjuter dhe dy memorie USB, në të cilat përfshiheshin planet e sigurisë shtetërore për Olimpiadën e Parisit, u vodh në një tren në stacionin Gare du Nord në Paris.

Sipas mediumit britanik “The Guardian”, kjo çantë ishte në pronësi të një inxhinieri të Komunës së Parisit, përcjell “Gazeta Express”.

Inxhinieri në fjalë theksoi se pajisjet e tij përmbanin të dhënë të ndjeshme, posaçërisht planet e policisë për ta mbajtur rendin dhe sigurinë gjatë Lojërave Olimpike, të cilat në verën që vjen do të mbahen pikërisht në Paris.

Inxhinieri francez e kishte vendosur çantën në ndarjen e bagazhit mbi sediljen e tij.

Policia rajonale po mundohet që ta zbulojë hajnin apo hajnat përmes kamerave të sigurisë. /Gazeta Express/