Albion Rrahmani e vizitoi Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, studentët i njoftoi me sfidat dhe rrugëtimin drejt suksesit - Gazeta Express
string(125) "albion-rrahmani-e-vizitoi-fakultetin-e-edukimit-fizik-dhe-sportit-studentet-i-njoftoi-me-sfidat-dhe-rrugetimin-drejt-suksesit"

Sport

Gazeta Express

26/05/2026 18:11

Albion Rrahmani e vizitoi Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, studentët i njoftoi me sfidat dhe rrugëtimin drejt suksesit

Sport

Gazeta Express

26/05/2026 18:11

Futbollisti i njohur kosovar, Albion Rrahmani, është pritur në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, ku së bashku me Profesorin Malsor Gjonbalaj ka zhvilluar një bashkëbisedim me studentët e fakultetit.

Gjatë bashkëbisedimit sulmuesi i Sparta Pragës, ndau me studentët e FEFS përvoja nga karriera e tij sportive, sfidat në futbollin profesionist dhe rrugëtimin drejt suksesit ndërkombëtar.

Studentët patën mundësinë të shtrojnë pyetje dhe të diskutojnë nga afër me Rrahmanin për jetën sportive, përkushtimin dhe eksperiencat e tij në arenën ndërkombëtare.

Vizita e tij u vlerësua si mjaft motivuese dhe frymëzuese për studentët e FEFS në Universitetin e Prishtinës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement