“Në Novi Sad s’do të ketë incidente, Xhakën s’e duan në Serbi për provokimet e tij” - Gazeta Express
string(78) "ne-novi-sad-sdo-te-kete-incidente-xhaken-se-duan-ne-serbi-per-provokimet-e-tij"

Futboll

Gazeta Express

25/03/2023 9:56

“Në Novi Sad s’do të ketë incidente, Xhakën s’e duan në Serbi për provokimet e tij”

Futboll

Gazeta Express

25/03/2023 9:56

Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sonte me Bjellorusinë në Serbi në nismë të kampanjës kualifikuese për Euro 2024.

Kontingjenti helvetik, i prirë nga Granit Xhaka, ka zbarkuar mbrëmë në Beograd, prej nga e ka marrë rrugën drejt Novi Sadit, ku do të zbresin në fushë sot nga ora 18:00.

Lexo Edhe:

Zviceranët janë frikësuar se mund të ketë incidente shkaku i prezencës së Xhakës, i cili është mjaft i urryer nga serbët, të cilët e shohin si provokues, pasi ai ishte protagonist në dy përballjet e këtyre Kombëtareve në Botërorin 2018 dhe në atë 2022.

Sidoqoftë, gazetari sportiv serb, Ivan Cvetkovic nuk beson se do të ketë incidente në këtë sfidë.

“Në stadiumin Karadjordje nuk ka ndodhur kurrë diçka e keqe. Dhe, asgjë s’do të ndodhë as këtë radhë”, siguron gazetari i portalit “Sportske.net”, njëherësh edhe ekspert i futbollit serb për mediumin zviceran “Corriede del Ticino”, përcjell “Gazeta Express”.

Ai madje i qetësoi të gjithë para përballjes mes Bjellorusisë dhe Zvicrës.

“Të jem i sinqertë, ndeshja e juaj (Zvicrës) nuk i intereson thuajse askujt këtu në Serbi. Pakkush e di për këtë ndeshje, nuk do të ketë gjeste të pahijshme”, siguron ai.

“Është folur vërtet pak për këtë ndeshje. Madje, ju siguroj se pjesa më e madh e popullit as që e di që kjo lojë do të luhet në tokën serbe. Edhe banorët e Novi Sadit janë mjaft të pavëmendshëm për këtë lojë. Përpos tifozëve, as gazetarët serbë nuk do të mundë të futen në stadium. Për mendimin tim, kjo është e ekzagjeruar, por e respektojmë vendimin”, shton ai.

As prezenca e Granit Xhakës, i cili konsiderohet shpesh si provokues nga serbët, nuk ka sjell interes të veçantë tek serbët.

“Sigurisht, nuk është lojtari më i dashur nga njerëzit tanë. Kjo për shkak të mesazheve të tij të përsëritura politike. Më duhet ta cek që, përpos Xhakës e Shaqirit, për sjelljet e tyre që tashmë dihen, askush në Serbi nuk ka probleme me sportistët tjerë me origjinë shqiptare. Ndër të tjera, më duhet ta cek se as Xhaka e as pjesa tjetër e delegacionit zviceran nuk do të ketë probleme. Ju siguroj se nuk do të ketë as edhe një incident të vogël, e as tensione të vogla”, vazhdoi gazetari serb.

Pra, në ndeshjen mes Bjellorusisë dhe Zvicrës nuk do të ketë probleme dhe situata do të jetë e relaksuar, ndoshta duke e parë edhe situatën aktuale politike mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Përçarja mes popujve është ende shumë e madhe. Por, për momentin niveli i tensioneve nuk është aq i lartë sa dikur”, thotë tutje Cvetkoviq, përcjell “Gazeta Express”.

Ai e ka kujtuar edhe ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila ishte ndërprerë shkaku i futjes së tifozëve në fushën e blertë, duke i sulmuar futbollistët Kuqezi.

“Në vitin 2014, gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri, ishin shqiptarët që i dhanë jetë incidentit të famshëm me një dron, i cili e mbante një flamur nacionalist. E jo serbët”, përfundoi gazetari serb. /Gazeta Express/