Në momentin kur iu dërguan dosjet e reja, veteranët ishin në takim me KFOR-in gjerman - Gazeta Express
string(83) "ne-momentin-kur-ju-derguan-dosjet-e-reja-veteranet-ishin-ne-takim-me-kforin-gjerman"

Në momentin kur iu dërguan dosjet e reja, veteranët ishin në takim me KFOR-in gjerman

Gazeta Express

22/09/2020 12:11

Sot gjatë ditës në zyrat e OVL UÇK-së në Prishtinë janë dërguar dosje të reja, të cilat sipas kësaj organizate rrjedhin nga Specialja, raporton Gazeta Express.

Në një konferencë për media, nga kjo organizatë kanë deklaruar se në momentin kur kanë ardhur dosjet, në zyrat e tyre po mbahej një takim me KFOR-in gjerman.

Lexo Edhe:

“KFOR’i në Gjerman ishte në takim kur kanë ardhë dosjet e speciales. KFOR’i gjerman i ka fotografuar. Siguria jonë është zero në atë kuptim”, ka thënë kjo organizatë.

Ajo ka bërë të ditur se sot i është dërguar edhe propozim-aktakuza për presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli, derisa veteranët kanë publikuar edhe tre emrat e tjerë që janë në këtë propozim-aktakuzë. /GazetaExpress/