Në zyrën e veteranëve dikush e çon propozim-aktakuzën për Thaçin dhe Veselin - Nasim Haradinaj përmend edhe emra të tjerë të akuzuar - Gazeta Express
string(104) "ne-zyren-e-veteraneve-dikush-e-con-propozim-aktakuzen-per-thacin-dhe-veselin-publikohen-edhe-emrat-tjere"

Gazeta Express

22/09/2020 11:56

Në zyrën e veteranëve dikush e çon propozim-aktakuzën për Thaçin dhe Veselin – Nasim Haradinaj përmend edhe emra të tjerë të akuzuar

Gazeta Express

22/09/2020 11:56

Organizata e veteranëve të UÇK-së, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se edhe sot dikush ka lënë dosje të reja për të cilat thotë se ka dyshime se janë të Speciales, raporton Gazeta Express.

“Sot ka qenë më i shpejtë se rrufeja. Rreth orës 15 minuta në 11 kanë ardhë dosje të tjera, na supozojmë që janë të dalura nga Gjykata Speciale. Ka emra të ndryshëm që ne s’jemi të autorizuar me i përmendë, është mirë që çdo gjë të hetohet edhe nga prokuroria vendore, me ditë kush po i sjell po i bjen te na. Kjo Gjykata ka bashkëpunu gjithmonë me Serbinë”, ka thënë kreu i organizatës, Hysni Gucati.

Lexo Edhe:

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë të ditur edhe emrat të cilat përmenden në propozim-aktakuzën që sot i është dërguar në zyrë.

“Flitet për dyshime, për ngritje të aktakuzave, për aktakuza që do të ngriten. Më gjatë se kisha çu, ky është njoftimi. Çdo dokument që na vjen prej tyre ne do ta bëjmë publike. Është një propozim-aktakuzë, Hashim Thaçi, Azem Syla, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli. Përmenden edhe Xhavit Haliti dhe disa zona”, ka thënë ai.

Gazeta Express nuk ka mundur të verifikojë nëse emrat e përmendur nga zyrtarët e OVL-së janë vërtetë të akuzuar. /GazetaExpress/