string(87) "ne-kenge-u-ankua-se-i-jane-anuluar-koncertet-por-nje-klub-e-akuzon-bardhin-per-mashtrim"

Në këngë u ankua se i janë anuluar koncertet, por një klub e “akuzon” Bardhin për “mashtrim”

Yjet

Gazeta Express

08/10/2024 21:36

Këngëtari Bardhi lansoi para pak ditësh këngën e tij më të re, “Qikes teme”, ku në mesin e rreshtave të tij ka thënë edhe disa fjalë për ish menaxherët e tij

Por, jo gjithçka duket se ka shkuar ashtu siç Bardhi e thotë në këngë.

Lexo Edhe:

Një klub shqiptar në Austri ka bërë një postim në një story në Instagram ku e “akuzon” atë se e ka anuluar koncertin në klubin e tyre për të shkuar në një klub tjetër vetëm pse ai i kishte ofruar më shumë para, 500 euro.

“Ky artisti që para tri dite u viktimizojke në kangë që kinse ish menaxhmenti po ia anulon koncertet, po del e kundërta”, thuhet fillimisht në këtë reagim.

“Ai po u merrka vesh me njerëz për me performu dikund dhe masandej veç pse po ia ofrojka dikush 500 euro më shumë po i anulojka datat e mara”, thuhet në këtë reagim.

Sipas këtij klubi, ata janë marrë vesh që Bardhi me këndu më 12 tetor në klubin e tyre, ai e ka anuluar këtë mbrëmje me “pretekstin që atij i kanë humbur dokumentet e udhëtimit”.

“Mua me mashtruat por mos mashtroni tjerë së marre”, thuhet në fund të këtij reagimi. /GazetaExpress/