Ndërron ora, akrepat shkojnë 60 minuta para - Gazeta Express
string(42) "nderron-ora-akrepat-shkojne-60-minuta-para"

Gazeta Express

29/03/2020 7:17

Ndërron ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Gazeta Express

29/03/2020 7:17

E diela e fundit e muajit mars, shënon dhe ndërrimin e akrepave të orës dhe zhvendosjen e tyre një orë përpara.

Ky ndryshim i orës do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit të datës 29 mars, kur akrepat do të zhvendosen dhe ora do të shënojë 03:00. I quajtur numërimi i orës verore, ky ndryshim do t’u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë më shumë ditën dhe rrezet e diellit.

Lexo Edhe:

Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato shkojnë 1 ore pas. Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit marsit dhe të dielën e fundit të tetor.