Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare “krushku” i Jovan Bregut - Gazeta Express
string(59) "ndahet-nga-jeta-ne-moshen-78-vjecare-krushku-i-jovan-bregut"

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare “krushku” i Jovan Bregut

Shqiperi

Gazeta Express

02/02/2022 13:36

Shuhet në moshën 78-vjeçare aktori i njohur shqiptar Anastas Kristofori, shkruan BW. I njohur për shumë role në filma të ndryshëm, por mbi të gjitha ka mbetur në memorien e shqiptarëve me rolin e “Perikliut”, te komedia “Pallati 176”, krushku i Jovan Bregut. Ai do të përcillet për në banesën e fundit në fshatin ku u lind, Vuno.

Kush ishte Anastas Kristofori

Lexo Edhe:

Ai lindi më 28 nëntor të vitit 1943 në fshatin Vuno të rrethit të Vlorës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1970, filloi punën me Trupën Profesioniste të Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) në vitin 1971. Të shumta ishin interpretimet e tij në skenën e këtij teatri.

Këtu mund të përmendim rolin e zotit Dëllfit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, roli i sekretarit të Prefektit në dramën “Prefekti” e Besim Levonjës, rolin e Apostolit në dramën “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës, rolin e Perikliut në komedinë “Pallati 176” e Adelina Balashit e shumë të tjera. Roli i fundit ishte në vitin 2009 në teledramën “Burgjet plot liria në derë”.

Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë në vitin 1976 roli i Stavrit, Ekonomatit të Strehës Vorfnore në filmin “Lulëkuqet mbi mure” më tej do të vazhdonin edhe role të tjera si psh: roli i Ndoc Markut në filmin “Besa e kuqe” në vitin 1982, rolin e z.Antonio, Kuestorit të Tiranës në filmin “Vendimi” në vitin 1984, rolin e z. Mavrojanis në filmin “Misioni përtej detit” në vitin 1988 etj. Anastas Kristofori është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.