Najada Çomo: 2 vdekje në pak ditë nga covid19, duhet të jemi të përgjegjshëm - Gazeta Express
string(74) "najada-como-2-vdekje-ne-pak-dite-nga-covid19-duhet-te-jemi-te-pergjegjshem"

Gazeta Express

26/05/2020 15:40

Najada Çomo: 2 vdekje në pak ditë nga covid19, duhet të jemi të përgjegjshëm

Gazeta Express

26/05/2020 15:40

Duke paraqitur situatën e deritanishme të koronavirusit në Shqipëri, drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP dr. Silva Bino kërkoi rritje të ndërgjegjësimit edhe të të rinjve.

“Rritja e numrit të rasteve sidomos në Tiranë tregon se sa të kujdesshëm duhet të jemi. Është koha që të rinjtë të jenë të përgjegjshëm, që e gjithë popullata të jetë e përgjegjshme në mënyrë që të ruajmë distancën dhe rregullat e higjienës”, tha Bino.

Lexo Edhe:

Ndërsa shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, prof. Najada Çomo deklaroi se situata është e qëndrueshme, por ka raste të rënda në spital dhe kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve.

“Duhet të jemi realistë që ka persona të shtruar në spitalin infektiv që janë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe duke pasur parasysh që kemi pasur dy vdekje brenda pak ditësh tregon për vazhdimin e gravitetit të sëmundjes, pa çka se shifra është nën 20. Por kjo shifër mund të zvogëlohet ose të shtohet në ditët në vijim. Masat e marra dhe pjesa e ruajtjes së distancimit janë elementë shumë të rëndësishëm për të ruajtur shifrat e ulëta të pacientëve të shtruar në shërbimin infektiv”, tha Çomo.

Prof. Tritan Kalo apeloi për vetëndërgjegjësim nga qytetarët. “Sfida me COVID19 ende nuk ka përfunduar ndaj masat e vetëndërgjegjësimit dhe kujdesit ndaj vetes mbeten në fuqi sot, nesër dhe në të ardhmen”, tha Kalo.

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të vijojë vlerësimin mbi baza ditore dhe 14 ditore të situatës epidemiologjike të COVID-19 për vendimet e mëtejshme.