Muriqi debuton me fitore në Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(46) "muriqi-debuton-me-fitore-ne-ligen-e-kampioneve"

Gazeta Express

20/10/2020 22:54

Muriqi debuton me fitore në Ligën e Kampionëve

Gazeta Express

20/10/2020 22:54

Vedat Muriqi bëhet lojtari i parë i Kombëtares se Kosovës që luan në Ligë të Kampionëve. Ai ka debutuar sot për Lazion në pjesën e dytë te ndeshjes. Lazio e ka fituar këtë takim me rezultat 3-1.

Lazio ka debutuar me fitore në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur me rezultat 3-1 Borussian e Dortmundit.

Lexo Edhe:

Sulmuesi i Kosovës luajti në këtë ndeshje për më shumë se 25 minuta por që pati shumë pak kontakt me topin.

Lazio e nisi shumë mirë takimin duke shënuar gol në minutën e gjashtë. Correa përfitoi nga një gabim i mbrojtjes se gjermanëve për të asistuar më vonë për Immobile që shënoi një gol të bukur me parabolë.

Në minutën e 23-të Lazio do ta dyfishonte epërsinë, kësaj radhe ishte një autogol i Martin Hitz.

Pjesa e dytë Lazio ishte më në defansivë derisa kundërsulmonte portën e Dortmund.

Në minutën e 67-të erdhi edhe radha e Muriqit që të depërtoi për Lazion dhe në Ligën e Kampionëve pasi që ai u inkuadrua në lojë në vend të Correas.

Ishte Erling Haaland që ngushtoi epërsinë në minutën e 71-të, duke shënuar një gol të bukur.

Por, derisa Dortmund u koncentrua të barazimi i rezultatit, ishte Lazio që me një kundërsulm shënoi golin e tretë.

Kësaj radhe ishte Akpa-Akpro që shënoi në minutën e 76.

Pas kësaj fitoreje, Lazio është në vendin e parë me 3 pikë derisa Club Brugge në të dytin po ashtu me tri pikë pasi që mposhti Zenitin e Pettersburgut me rezulta 1-2. /GazetaExpress/