MPB-ja do t'i dërgojë letërnjoftimet dhe patentat e shoferëve në adresa shtëpiake - Gazeta Express
string(80) "mpb-ja-do-ti-dergoje-leternjoftimet-dhe-patentat-e-shofereve-ne-adresa-shtepiake"

Gazeta Express

30/03/2020 10:43

MPB-ja do t’i dërgojë letërnjoftimet dhe patentat e shoferëve në adresa shtëpiake

Gazeta Express

30/03/2020 10:43

Letërnjoftimet dhe patenta e shoferit prej sot do të fillojnë të jepen në adresën e shtëpisë së qytetarëve. Kjo nuk vlen për pasaportat që kërkojnë gjurmët e gishtërinjve gjatë marrjes së dokumentit, përcjell Gazeta Express.

Ministri i Brendshëm, Naqe Çulev njoftoi se Rregullorja do të ndryshohet sot për të mundësuar këtë shërbim.

Lexo Edhe:

Ai në një konferencë për shtyp tha se udhëzime specifike janë dhënë Departamentit të Çështje Administrative se si të merren me situatën e coronavirusit, gjegjësisht të respektojnë distancën e duhur kur paraqesin kërkesa për dokumente.

Jepen gjithashtu udhëzime specifike për dezinfektimin e pajisjeve ku qytetarët u merren gjurmët e gishtërinjve./GazetaExpress/