PSG-ja ka dalë në epërsi në “Parkun e Princave” ndaj Bayern Munichut.
Parisienët tashmë po fitojnë 2-1, pasi ishin në disavantazh 1-0.
Është Joao Neves që ka shënuar për epërsinë e parë të PSG-së në këtë ndeshje.
Neves, një nga lojtarët më të shkurtër në fushë, shënoi gol me kokë.
Harry Kane e hapi serinë e golave në minutën e 17-të, derisa Khvicha Kvaratskhelia barazoi në minutën e 24-të. Neves shënoi për 2-1 në minutën e 33-të.
Kjo ndeshje po luhet në kuadër të gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve./GazetaExpress/