Moti sot në Maqedoninë e Veriut - Gazeta Express
string(34) "moti-sot-ne-maqedonine-e-veriut-38"

Gazeta Express

01/06/2020 10:11

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gazeta Express

01/06/2020 10:11

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje lokale të shiut, veçmas në pjesët perëndimore.

E mundur është edhe paraqitje e rrallë e bubullimave. Do të fryjë erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi verior, veçmas përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 14 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 16 deri 24 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 6.

Lexo Edhe:

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me kushte për shi lokal. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të zbret deri në 10, ajo maksimale do të arrijë deri 22 gradë Celsius.

Deri të mërkurën sipas DPHM do të mbajë mot i ndryshueshëm me shi lokal dhe temperatura nënmesatare ditore për këtë periudhë të vitit. Pasdite në vende- vende do të jetë jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Nesër dhe të martën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Nga e enjtja pritet mot më stabil dhe më i ngrohtë.