Moti sot me diell dhe vranësira mesatare - Gazeta Express
string(40) "moti-sot-me-diell-dhe-vranesira-mesatare"

Gazeta Express

07/06/2020 10:40

Moti sot me diell dhe vranësira mesatare

Gazeta Express

07/06/2020 10:40

Moti  sot do të jetë me diell deri në vranësira mesatare. Pasdite do të ketë shi lokal, ndërsa vende-vende do të ketë shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, veçanërisht në pjesët lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi perëndimor. UV = 7.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri 16 gradë, ndërsa ajo e ditës do të lëvizë prej 22 deri 30 gradë.

Lexo Edhe:

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare, pasdite do të ketë shi lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi perëndimor. UV = 7.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 13 gradë, ndërsa ajo e ditës  deri 28 gradë.

Ditëve në vijim  moti në orët e paradites do të jetë  me diell me vranësira mesatare, ndërsa pasdite do të ketë paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Kushte për paqëndrueshmëri  të ndjekur me procese më intensive do të ketë të martën.