Motër e vëlla me gjendjen e rrallë, janë të rinj por duken shumë të moshuar - Gazeta Express
string(74) "moter-e-vella-me-gjendjen-e-rralle-jane-te-rinj-por-duken-shume-te-moshuar"

Gazeta Express

16/01/2020 10:21

Motër e vëlla me gjendjen e rrallë, janë të rinj por duken shumë të moshuar

Gazeta Express

16/01/2020 10:21

Një motër dhe vëlla ballafaqohen me sëmundjen e rrallë të ‘Benjamin Button’. Michiel, 20 vjeç dhe Amber, 12 vjeç, nga Vandeweert, Belgjikë vuajnë nga progeria, gjendje e rrallë gjenetike që shkakton plakje të përshpejtuar.

Me çrregullimin që prek vetëm 1 në çdo 4-8 milionë njerëz në mbarë botën, Michiel dhe Amber përbëjnë 2 nga 155 rastet e njohura deri tani.

Lexo Edhe:

Shumica e njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje vdesin në moshën 12-vjeçare. Ndërsa vëllai dhe motra kanë filluar të kenë probleme me kockat, dhëmbët dhe flokët.

Por ata nuk kanë ndërmend ti dorëzohen fatit, Michiel i pëlqen të garojë në GoKart dhe Amber që është një balerinë e mirë. Ata kanë vendosur të thyejnë edhe rekordin e jetëgjatësisë së një personi me progeria, që është 26 vjeç.

Michiel, i cili është vetëm 1.4 metra tha: “Progeria na ka prekur flokët, kockat dhe gjatësinë, ashtu si njerëzit e moshuar. Thonë se jetëgjatësia e një personi me progeria ëshët 12 vjeç por ne po marrim ilaçe dhe shpresojmë që mund të na zgjasin jetën.”

Michel u diagnostikua me sëmundjen kur ishte vetëm 8 muajsh, pasi prindërit Wim dhe Godelieve Vandeëeert e dërguan në një qendër kujdesi për fëmijë ku mjekët vunë re se dukej ndryshe.

Kur Amber lindi, prindërit i kërkuan mjekëve të bënin analizat për të qenë të sigurt. 7 javë më vonë zbuluan se edhe ajo kishte gjithashtu progeria.