Mjeku shpjegon “konspiracionet” me hidroksiklorokinën - Gazeta Express
string(51) "mjeku-shpjegon-konspiracionet-me-hidroksiklorokinen"

Gazeta Express

05/06/2020 9:00

Mjeku shpjegon “konspiracionet” me hidroksiklorokinën

Gazeta Express

05/06/2020 9:00

Mjeku anastezist-reanimatori Teni Kamberi në “ABC e mëngjesit” ka ndarë opinionin e tij për përdorimin ose jo të hidroksiklorokinës.

Gjithashtu ai u ndal te studimi i publikuar nga Didier Raul mjek francez, i cili krijoi një diskutim të gjerë për shkak se kundërshtoi idenë se klorokina ka rritur vdekshmërinë e pacientëve të prekur nga COVID-19. Mjeku anestezist shpjegoi se kur u kërkua më tepër informacion disa nga studimet u tërhoqën, ndërsa shtoi se është dakord me studimin e mjekut Raul.

Lexo Edhe:

“Hidroksiklorokina është përdorur gjerësisht E gjithë lufta është të plasohet një preparat i ri që kushton shumë herë më shtrenjtë. Mjeku në Francë ka një pavarësi. Mjeku e vendos vetë dhe nëse ka pasoja përgjegjësinë e mban vetë. Profesor Raul e ka bërë studimin të hapur dhe kushdo mund ta verifikojë”, u shpreh Kamberi.

Dyshime për ekzistencën COVID-19?!

Kamberi: Mund t’jua konfirmoj, COVID-19 ekziston. Është shumë keq të flitet për teori konspirative sidomos për viktimat dhe familjarët e viktimave. Ne tani duhet të bëjmë gjithçka për ta luftuar.

Më tej i theksoi se vala e virusit ka rënë, numri i pacientëve të shtuar ka rënë gjithashtu dhe numri i viktimave ka rënë.

Sakaq ai shtoi se duhet studiuar nëse koronavirusi do të jetë apo jo sezonal.

Rënia e valës së COVID-19 dhe a do të rikthehet?

“Një studim i fundit ka treguar se fëmijët nën moshën 15 vjeçar janë infektuar shumë pak, dhe kjo ka bërë të kuptohet se kanë pasur antitrupa. Kjo mbetet për të kuptuar se si do të sillet COVID-19”, u shpreh ai.