Mjekët e Podujevës rezultojnë negativë për Covid-19 - Gazeta Express
string(51) "mjeket-e-podujeves-rezultojne-negative-per-covid-19"

Gazeta Express

28/03/2020 22:53

Mjekët e Podujevës rezultojnë negativë për Covid-19

Gazeta Express

28/03/2020 22:53

Dhjetë mjekëve e infermierëve të Qendrës Klinike të Mjekësisë Familjare në Podujevë u janë marrë mostrat dhe të gjitha sonte kanë rezultuar negative në Covid-19.

Rastin e ka konfirmuar Fahri Llugaliu, ushtrues detyre i Drejtorit në QKMF të Podujevës.

Lexo Edhe:

“Sonte janë marrë dhjetë mostra nga mjekë dhe infermierë në QKMF të Podujevës, për fat të mirë, të gjitha kanë rezultuar negative”, tha Llugaliu për koha.net.

Ky personel i QKMF-së dyshohej se kishin pasur kontakte me të infektuarit.

Në Podujevë, deri tash janë të infektuar 4 persona me koronavirusin Covid-19, ndërsa është regjistruar edhe një viktimë.