Ministri Peci thotë se për tre vjet ka ndryshuar rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë - Gazeta Express
string(91) "ministri-peci-thote-se-per-tre-vjet-ka-ndryshuar-rrjedhen-e-sektorit-te-bujqesise-ne-kosove"

Ministri Peci thotë se për tre vjet ka ndryshuar rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

19/03/2024 11:41

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për tre vjet qeverisje ka arritur ta ndryshojë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Ai tutje ka thënë se në kohën kur pandemia, kriza energjitike, agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe inflacioni, sfidonin edhe shtetet më të zhvilluara ekonomikisht, kanë arritur që të kenë rekord për sipërfaqet e të mbjellave.

Lexo Edhe:

“Për tri vite qeverisje, kemi arritur që ta ndryshojmë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë si dhe ta fuqizojmë atë! 43,478 hektar më shumë drithëra apo për 63% më shumë! Në kohën kur pandemia, kriza energjitike, agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe inflacioni, sfidonin edhe shtetet më të zhvilluara ekonomikisht, kemi arritur që të kemi rekord për sipërfaqet e të mbjellave”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Për tri vite qeverisje, kemi arritur që ta ndryshojmë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë si dhe ta fuqizojmë atë!

43,478 hektar më shumë drithëra apo për 63% më shumë!

Në kohën kur pandemia, kriza energjitike, agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe inflacioni, sfidonin edhe shtetet më të zhvilluara ekonomikisht, kemi arritur që të kemi rekord për sipërfaqet e të mbjellave.

100 mijë hektarë me drithëra!

66 mijë hektarë të mbjella me grurë ndërsa 42 mijë hektarë me misër.

35.5ha rritje e sipërfaqeve të ngritura për prodhimtarinë e perimeve në sera.

142.22ha sipërfaqja totale e ngritur me fruta manore, arrore dhe drufrutore.

Për bukën e sofrës!