Ministri i Sportit: “Serie A rinis me 13 ose 20 qershor” - Gazeta Express
string(53) "ministri-i-sportit-serie-a-rinis-me-13-ose-20-qershor"

Gazeta Express

24/05/2020 23:03

Ministri i Sportit: “Serie A rinis me 13 ose 20 qershor”

Gazeta Express

24/05/2020 23:03

Po afrohet edhe Serie A.

Pasi La Liga mësoi edhe zyrtarisht se kur është e lejuar të rinisë sezonin, që me shumë gjasë do të jetë 12 qershori, tani edhe Serie A ka marrë sinjale pozitive se futbolli po kthehet.

Lexo Edhe:

Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, ka konfirmuar se Serie A mund të rifillojë ‘më 13 ose 20 qershor’.

Megjithatë, ekipet ende nuk janë të lejuara që të stërviten normalisht, derisa po e bejne në grupe te vogla, Spadafora thotë se një vendim do të merret të enjten.

“Ne po punojmë në dy data të mundshme për të rinisur kampionatin në Serie A, më 13 ose 20 qershor”, i tha Spadafora Rai TG3.

“Protokolli ka arritur për rinisjen e sezonit dhe është shumë i ngjashëm me atë të cilin u ra dakord për trajnime. Të enjten, ne do të vendosim nëse dhe kur do të rifillojmë”. /Gazeta Express/