Ministri i shëndetësisë jep detaje të reja për coronavirusin në Maqedoni - Gazeta Express
string(72) "ministri-i-shendetesise-jep-detaje-te-reja-per-coronavirusin-ne-maqedoni"

Gazeta Express

29/02/2020 13:16

Ministri i shëndetësisë jep detaje të reja për coronavirusin në Maqedoni

Gazeta Express

29/02/2020 13:16

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe konfirmoi se nuk ka raste të reja me koronavirus në vend. Në konferencën e sotme për shtyp Filipce theksoi se testet e shoferit të furgonit që udhëtonin nga Italia për në Maqedoni, si dhe të personit nga Vinica që iku nga spitali i Shtipit, janë negative, përcjell Gazeta Express nga Alsat.

Ai theksoi se sot në mëngjes në Klinikën infektive është paraqitur një grua me simptome të virusit dhe e njëjta po testohet nga mjekët.

Lexo Edhe:

“Ka një paciente që mëngjesin e sotëm është paraqitur në Klinikën Infektive, që ka udhëtuar në pjesën veriore të Italisë dhe në vendin tonë ka hyrë me 26 shkurt. Sot kam folur me konsulin tonë në Itali. Nuk ka qytetarë tanë në karantinë ose të sëmurë që jetojnë në rajonin e Italisë veriore“ tha mes tjerash Filipçe.

Në Maqedoni deri tani ka vetëm një paciente të diagnostifikuar me coronavirusi. Ajo po mbahet në karantinë në gjendje që qëndrueshme shëndetësore./GazetaExpress/B.Leka/