Miliarderi Bloomberg debuton në debatin presidencial, të gjithë kundër tij - Gazeta Express
string(73) "miliarderi-bloomberg-debuton-ne-debatin-presidencial-te-gjithe-kunder-tij"

Gazeta Express

20/02/2020 22:28

Miliarderi Bloomberg debuton në debatin presidencial, të gjithë kundër tij

Gazeta Express

20/02/2020 22:28

Për të parën herë një përballje mes kandidatëve demokratë për nominimin për shtëpinë e bardhë, me Majkëll Blumberg, protagonist të debatit të nëntë televiziv në Las Vegas: Vetëm unë mund ta mund Trumpin”, ka thënë manjati që ka tentuar të kthejë mbrapsht sulmet e kryqëzuara të Joe Biden, Berni Sanders dhe Elizabet Uarren.

Dy orë debat që kanë nxjerrë në pah ndasi të thella, si politike ashtu edhe personale, mes kandidatëve. Ajo që u pa në debat ishte se të gjithë ishin kundër manjatit debutues, që u vendos në një qoshe dhe përballej me sulmet, por, duke qenë në vend të dytë në nivel kombëtar, me 19 për qind të mbështetjes, sipas sondazhit të fundit, Bloomberg sigurisht që ndjehet komod.

Lexo Edhe:

Sanders ka sulmuar Blumbergun duke e akuzuar se mbështet politika diskriminuese kundër minorancës, që sipas tij, nuk shton fluksin e zgjedhësve. Agjenda e tij, insiston Sanders, është në thelb e orientuar vetëm drejt miliarderëve. Ndërsa Elizabet Uarren, i ka përplasur në fytyrë ish kryebashkiakut të Nju Jorkut, disa deklarata seksiste dhe politikat e tij diskriminuese, duke nënvizuar se objektivi i demokratëve nuk është dhe nuk duhet të jetë zëvendësimi në shtëpinë e bardhë i një presidenti miliarder arrogant, me një tjetër po njësoj.

Ndërsa Biden, ka thënë se Blumberg ka qenë republikan për gjatë gjithë jetës. Ai e akuzoi ish kryebashkiakun e Nju Jorkut se ka ngjitur klasifikimet e demokratëve me spotet e tij milionere që e paraqesin shpesh përkrah Barak Obamës, të cilin sipas tij, vetë Blumberg nuk e ka mbështetur asnjëherë në të dyja mandatet e tij presidenciale.