Milani ka hapur bisedime me ish-trajnerin e Crystal Palace, Oliver Glasnerin, teksa klubi kërkon një pasues të përhershëm për Massimiliano Allegrin.
Sipas “Daily Mail”, Milani ka caktuar një takim me Glasnerin për të diskutuar mundësinë e marrjes së drejtimit të skuadrës në “San Siro”.
Klubi po kalon një fazë ndryshimesh të mëdha pas një sezoni zhgënjyes dhe Glasneri është ngjitur në krye të listës së kandidatëve për shkak të reputacionit të tij për fleksibilitet taktik dhe aftësi për të fituar trofe.
Trajneri austriak ka fituar shumë vëmendje pas periudhës së tij të suksesshme në Angli, ku e transformoi Crystal Palace në një skuadër konkurruese dhe fituese trofesh.
Ai udhëhoqi klubin drejt një serie suksesesh historike, përfshirë fitimin e FA Cup, Community Shield dhe Ligën e Konferencës.
Ky sukses e ka rritur shumë vlerësimin e tij në treg, duke e bërë një nga kandidatët kryesorë për projektin e ri të Milanit, i cili synon rikthimin në majat e Serie A.
Sipas raportimeve, përzgjedhja e Glasnerit lidhet edhe me një plan më të gjerë strukturor në klub, ku përmendet edhe ish-trajneri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnicku, si drejtues i mundshëm i sektorit teknik.
Raportohet se Rangnicku, i cili ka një lidhje të fortë me filozofinë e zhvilluar në Red Bull Salzburg, mund të ketë rol kyç në ndërtimin e strukturës sportive të klubit.
Glasneri, i cili më parë ka punuar në këtë sistem, shihet si profil që përshtatet natyrshëm me këtë projekt të ri në Milano./GazetaExpress/