Barcelona po synon një verë të madhe këtë vit, sidomos me largimin e Robert Lewandowskit nga klubi.
Anthony Gordoni është bërë afrimi i parë, në një marrëveshje prej 80 milionë eurosh me Newcastle Unitedin, një lëvizje që ka befasuar shumë për shkak të problemeve afatgjata të klubit katalanas me kufirin e pagave.
Klubi katalanas ka lënë të kuptohet se gjatë verës do të ketë edhe shumë lëvizje të tjera.
Përveç Gordonit, Julián Álvarezi është përmendur si prioriteti kryesor i Barcelonës për pozicionin e sulmuesit qendror, megjithëse ka dyshime për aftësinë financiare të klubit për ta realizuar këtë transferim, si dhe për gatishmërinë e Atlético Madridit për të negociuar.
Në të njëjtën kohë, Barcelona ka arritur marrëveshje personale me Bernardo Silvan, i cili ende duhet të vendosë mes ofertës së Atleticos dhe asaj të Barcelonës.
La Liga ka sugjeruar se Barcelona do të rikthehet brenda kufirit të saj të pagave këtë verë, duke i lejuar klubit të shpenzojë të ardhurat nga shitjet dhe kursimet për regjistrimin e lojtarëve të rinj.
Megjithatë, sipas “Cadena SER”, edhe pse Barcelona ka hapësirë për të bërë blerje, do të nevojiten largime për të regjistruar të gjithë lojtarët si Silva, Álvarez dhe Gordon.
Vlerësohet se objektivi i klubit është të sigurojë 30–50 milionë euro nga shitjet.
Sulmuesi suedez Roony Bardghji pritet të largohet për shkak të mungesës së minutave.
Gjithashtu është përmendur se Marc Casadó, Alejandro Balde dhe Jules Koundé mund të lejohen të largohen nëse vijnë oferta të kënaqshme, ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka shprehur dëshirë për t’u larguar nga klubi./GazetaExpress/