Mbyllet pjesa e parë në finale, Arsenali po avancon falë golit të Havertzit - Gazeta Express
string(74) "mbyllet-pjesa-e-pare-ne-finale-arsenali-po-avancon-fale-golit-te-havertzit"

Futboll

Gazeta Express

30/05/2026 18:53

Mbyllet pjesa e parë në finale, Arsenali po avancon falë golit të Havertzit

Futboll

Gazeta Express

30/05/2026 18:53

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, të vitit 2026.

Në ndeshjen që po luhet në “Puskas Arena”, mes PSG-së dhe Arsenalit, po avancon ky i fundit, pas 45-minutëshit të parë.

Arsenali shënoi golin e parë në këtë përballje, dhe po fiton 1-0 nga minuta e gjashtë.

Është Kai Havertzi që shënoi golin hapës të këtij dueli.

Gjermani shënoi pas një gabimi në mbrojtjen e PSG-së, pasi Marquinhos në tentim për ta larguar topin, e goditi Leandro Trossardin, i cili pa dashje asistoi për Havertzin.

Vlen të përmendet që skuadra e cila e ka shënuar golin e parë në nëj finale të Championsit, e ka fituar finalen në 11 raste.

Parisi po tenton ta mbrojë titullin kampion, të fituar sezonin e kaluar, teksa Arsenali po e synon trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në historinë e tij./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement