Arben Gashi pas tubimit në Pejë: Nga kjo tokë e krenarisë dhe e vlerave, po forcojmë bashkimin tonë për një të ardhme më të mirë - Gazeta Express
string(126) "arben-gashi-pas-tubimit-ne-peje-nga-kjo-toke-e-krenarise-dhe-e-vlerave-po-forcojme-bashkimin-tone-per-nje-te-ardhme-me-te-mire"

Zgjedhjet

Gazeta Express

30/05/2026 19:24

Arben Gashi pas tubimit në Pejë: Nga kjo tokë e krenarisë dhe e vlerave, po forcojmë bashkimin tonë për një të ardhme më të mirë

Zgjedhjet

Gazeta Express

30/05/2026 19:24

Arben Gashi, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka shkruar pas tubimit të mbajtur nga kjo parti në Pejë, duke thënë se ky qytet, ka ditur gjithmonë t’i prijë kohës në momentet më të rëndësishme për Kosovën.

Gashi, ka shtuar edhe se, ‘’nga kjo tokë e krenarisë, e qëndresës dhe e vlerave, po forcojmë bashkimin tonë për një të ardhme më të mirë’’.

Postimi:

Peja ka ditur gjithmonë t’i prijë kohës në momentet më të rëndësishme për Kosovën. Nga kjo tokë e krenarisë, e qëndresës dhe e vlerave, po forcojmë bashkimin tonë për një të ardhme më të mirë.

Biseduam, dëgjuam njëri-tjetrin dhe ripërtërimë zotimin tonë për Pejën, për Dukagjinin dhe për krejt Kosovën. Sepse fitoret e mëdha nuk ndërtohen nga një njeri i vetëm, por nga njerëz që besojnë, angazhohen dhe ecin së bashku drejt të njëjtit qëllim.

Rruga vazhdon. Besimi po rritet. Energjia po bashkon njerëzit.

Peja sot foli qartë: koha e fitores po vjen. 🇽🇰✌️

Fitore! 💙 #LDK113 #ArbenGashi28

Advertisement
Advertisement
Advertisement