"Në këtë stadium luaj", Rrahmani flet para ndeshjes me Çekinë, ia dërgon një 'mesazh' Fodës - Gazeta Express
string(86) "rrahmani-flet-para-ndeshjes-8me-cekine-ne-kete-stadium-luaj-ia-dergon-nje-mesazh-fodes"

Futboll

Gazeta Express

30/05/2026 17:40

“Në këtë stadium luaj”, Rrahmani flet para ndeshjes me Çekinë, ia dërgon një ‘mesazh’ Fodës

Futboll

Gazeta Express

30/05/2026 17:40

Kombëtarja e Kosovës do të rikthehet nesër në aksion, në një ndeshje miqësore ndaj Çekisë, në Pragë.

Për ndeshjen e nesërme, që fillon nga ora 16:00, foli edhe sulmuesi i kombëtares dardane, Albion Rrahmani, i cili e njeh mirë këtë qytet, pasi është pjesë e Sparta Pragës.

“Natyrisht, është një ndjenjë e mirë të kthehem këtu. Ky është stadiumi ku unë luaj. Nëse trajneri më jep minuta në ndeshje, do ta jap maksimumin dhe, pse jo, edhe të shënoj”, ka thënë ai në konferencë për shtyp.

Te kombëtarja e Çekisë janë edhe tre bashkëlojtarë të Rrahmanit, që luajnë bashkë te Sparta e Pragës.

“Janë tre futbollistë nga skuadra ime në kombëtaren e Çekisë. Kemi biseduar bashkë dhe kemi shkëmbyer disa shaka. Uroj që gjithçka të shkojë mirë si për ta, ashtu edhe për mua”, shtoi Rrahmani.

Sulmuesi dardan u pyet edhe për mungesën e Vedat Muriqit në këto ndeshje miqësore.

“Nuk besoj se mungesa e Vedat Muriqit është diçka e mirë, sepse kur e ke atë në krahë, gjithçka është më e mirë dhe më e lehtë për ne”, u shpreh ylli i Sparta Pragës.

Ai tutje tha se është më e lehtë për të ndeshja e nesërme, pasi e njeh ligën dhe mënyrën se si luan kombëtarja çeke.

Ndeshja Çeki – Kosovë do të zhvillohet nesër, me fillim nga ora 16:00 dhe luhet në stadiumin “Epet Arena” në Pragë.

Një javë më vonë, Kosova do të luajë ndeshjen e radhës miqësore, ndaj Andorrës, në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement