Mickoski: Janë momente kur vendoset e ardhmja e fëmijëve dhe nipërve tanë - Gazeta Express
string(72) "mickoski-jane-momente-kur-vendoset-e-ardhmja-e-femijeve-dhe-niperve-tane"

Mickoski: Janë momente kur vendoset e ardhmja e fëmijëve dhe nipërve tanë

Ballina

Gazeta Express

01/12/2020 15:56

Kryetari i VMRO-DPMNE-së në fjalimin e sotëm para Qeverisë tha se “këto janë momente në të cilën vendoset për të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve tanë dhe për këtë shkak duhet të reagojmë në mënyrë të vendosur”.

“Duhet të theksoj se VMRO-DPMNE edhe në të kaluarën edhe Qeveritë tjera kanë bërë negociata për arritjen e një marrëveshje të tillë, por askush, asnjë Qeveri nuk ka guxuar të nënshkruajnë një marrëveshje me përmbajtje të tillë, për shkak se ju në marrëveshje vendosni problemin e prejardhjes dhe rrënjëve të gjuhës tuaj, marrëveshje ku kontestohen faktet historike dhe këto janë kritere për anëtarësimin në BE. Kjo nuk është marrëveshje”, tha Mickoski.

Lexo Edhe:

Ai shton se një marrëveshje të tillë mund të nënshkruajë vetëm një amator politik ku historia do të jetë kriter për shtetin në procesin e anëtarësimit në BE.

“Ju bëj thirrje që edhe nesër në ora 15:00 deri në ora 16:30 të na kyçeni para objektit të Qeverisë, por edhe para MPJ-së për ta shprehur revoltën tonë kundër politikave që në mënyrë të fshehtë i udhëheq Qeveria e Zoran Zaevit”, tha Mickoski