Meta i kërkon falje publike Saimir Kodrës dhe Gent Zenelajt: E pranoj kritikën, më 2 mars edhe për lirinë e medias - Gazeta Express
string(112) "meta-i-kerkon-falje-publike-saimir-kodres-dhe-gent-zenelajt-e-pranoj-kritiken-me-2-mars-edhe-per-lirine-e-medias"

Meta i kërkon falje publike Saimir Kodrës dhe Gent Zenelajt: E pranoj kritikën, më 2 mars edhe për lirinë e medias

Gazeta Express

27/02/2020 8:51

Presidenti i vendit, Ilir Meta, duke perseritur edhe sot ftesen per shqiptaret te behen bashke ne Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars, u ka kthyer pergjigje dy moderatoreve te emisionit investigativ STOP, Saimir Kodres dhe Gent Zenelaj, qe deklaruan mbreme se do te jene edhe ata ne bulevard, e “kritikuan” kreun e shtetit, pse nuk i permendi edhe ata.

“Bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim “paksa të vonuar” por që s’do të mungonte ?, nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës sonë të përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t’i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica”- shkruan Presidenti Meta, ne nje postim te bere sot ne mengjes ne faqen e tij ne Facebook.

Lexo Edhe:

Postimi i Metës

E pranoj kritikën me vend të dy moderatorëve brilantë të emisionit të mirënjohur investigativ STOP, Saimirit dhe Gentit! ?
Por bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim “paksa të vonuar” por që s’do të mungonte ?, nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës sonë të përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t’i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica.
Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars edhe për lirinë e pavarësinë e medias, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të Shqipërisë, kundër grushtit të shtetit. ??