Messi tregon se kur do të pensionohet nga futbolli - Gazeta Express
string(50) "messi-tregon-se-kur-do-te-pensionohet-nga-futbolli"

Messi tregon se kur do të pensionohet nga futbolli

Futboll

Gazeta Express

27/03/2024 17:13

Lionel Messi po e shijon futbollin tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi i fitoi të gjitha që mund të fitohen si kolektivisht ashtu edhe individualisht, tani argjentinasi po luan në ligën MLS.

Lexo Edhe:

Ndërsa, së fundmi ka folur edhe për kohën se kur mendon të pensionohet nga futbolli, shkruan Gazeta Express.

“E di që sapo të besoj se nuk mund të performoj më, ose nuk mund të shijoj më lojën, ose nuk mund të ndihmoj bashkëlojtarët e mi, atëherë do të ndalem. Për pensionin tim, nuk ka rëndësi se çfarë moshe jam. Nëse ndihem mirë, do të vazhdoj të luaj”, u shpreh argjentinasi.