Messi iu shënoi gol në stilin "biçikletë", tifozët kundërshtarë e thirrën emrin e tij - Gazeta Express
string(82) "messi-iu-shenoi-gol-ne-stilin-biciklete-tifozet-kundershtare-e-thirren-emrin-e-tij"

Futboll

Gazeta Express

09/08/2022 8:18

Messi iu shënoi gol në stilin “biçikletë”, tifozët kundërshtarë e thirrën emrin e tij

Futboll

Gazeta Express

09/08/2022 8:18

Lionel Messi është i dashur për shumëkënd, nëse jo për të gjithë.

Ylli argjentinas konsiderohet si njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të futbollit.

Lexo Edhe:

Dhe, ai madje pëlqehet dhe duartrokitet, apo edhe brohoritet emri i tij edhe nga tifozët kundërshtarë, shkruan “Gazeta Express”.

Një gjë e tillë ndodhi edhe fundjavën që e lamë pas në nisje të sezonit të ri të Ligue 1.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë bëri paraqitje solidet ndaj Clermontit.

Ai i realizoi dy gola dhe e bëri një asistim për Neymarin.

E kur përfaqësuesi argjentinas e shënoi atë gol të famshëm tashmë në stilin “biçikletë”, tifozët vendës të Clermontit nisën ta këndonin emrin e tij, edhe pse ishin “të lënduar” me atë që po i ndodhte ekipit të tyre të zemrës.

Pra, tifozët francezë e shfaqën edhe një herë admirimin që e kanë për veteranin e sulmit, i cili e nisi furishëm sezonin e ri duke i realizuar 3 gola dhe duke e bërë 1 asistim në 2 ndeshje, në ligë dhe në Superkupë. /Gazeta Express/