Merret vendimi, ylli i mbrojtjes së Realit e vazhdon kontratën edhe për një vit - Gazeta Express
string(78) "merret-vendimi-ylli-i-mbrojtjes-se-realit-e-vazhdon-kontraten-edhe-per-nje-vit"

Futboll

Gazeta Express

18/05/2026 18:42

Merret vendimi, ylli i mbrojtjes së Realit e vazhdon kontratën edhe për një vit

Futboll

Gazeta Express

18/05/2026 18:42

Në të njëjtën ditë kur Real Madridi njoftoi largimin e kapitenit Dani Carvajal, klubi ka arritur marrëveshje edhe me një tjetër mbrojtës veteran për të vazhduar qëndrimin në “Bernabeu”.

Antonio Rudigeri pritet të mbetet te klubi edhe për një vit tjetër, pas shumë spekulimeve më herët gjatë vitit se mund të largohej, shkruan Gazeta Express.

Mbrojtësi gjerman humbi një pjesë të madhe të gjysmës së parë të sezonit për shkak të dëmtimeve, ndërsa problemet kronike me gjunjët kanë qenë prej kohësh shqetësim për Real Madridin.

Megjithatë, ashtu si sezonin e kaluar, Rudigeri e mbylli sezonin si titullar, duke fituar konkurrencën e shtuar nga Dean Huijseni, i cili u transferua verën e kaluar.

Rudigeri, tashmë 33 vjeç, sipas politikës së klubit mund të marrë vetëm kontratë njëvjeçare.

Edhe pse fillimisht kërkonte një marrëveshje dyvjeçare, ai ka pranuar të rinovojë vetëm për një sezon tjetër.

Sipas “Diario AS”, Rudigeri e ka kuptuar se nuk bëhen përjashtime nga rregullat e klubit.

Pavarësisht një oferte shumë fitimprurëse nga Arabia Saudite, ai ka vendosur të qëndrojë në Madrid.

Këtë sezon ai ka zhvilluar 26 paraqitje dhe ka shënuar një gol, megjithëse para muajit dhjetor kishte luajtur vetëm dy ndeshje.

Aktualisht, “Los Blancos” kanë vetëm tre mbrojtës qendrorë të sigurt për sezonin e ardhshëm, përfshirë Rudigerin.

Një nga arsyet pse Real Madridi vendosi ta mbajë gjermanin është dëmtimi i fundit i Eder Militaos, i cili do ta humbasë Kupën e Botës.

Krahas tyre do të jetë edhe Dean Huijsen.

E ardhmja e Raul Asencios nuk është ende e sigurt pas verës, ndërsa David Alaba pritet të largohet në fund të kontratës së tij.

Raportimet gjithashtu sugjerojnë se mbrojtësi i Manchester Cityt, Josko Gvardiol, i është ofruar Real Madridit, ndërsa klubi po kërkon përforcime në mbrojtje.

Kjo do të thotë se Rudiger pritet të përballet sërish me konkurrencë të fortë për vendin e titullarit sezonin e ardhshëm./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement