Të shtëna me armë zjarri në Turqi, 4 viktima dhe 8 të plagosur, autori dyshohet të jetë një 17-vjeçar - Gazeta Express
string(99) "te-shtena-me-arme-zjarri-ne-turqi-4-viktima-dhe-8-te-plagosur-autori-dyshohet-te-jete-nje-17-vjecar"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 19:18

Të shtëna me armë zjarri në Turqi, 4 viktima dhe 8 të plagosur, autori dyshohet të jetë një 17-vjeçar

Lajme

Gazeta Express

18/05/2026 19:18

Katër persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr në provincën Mersin të Turqisë.

Të shtënat raportohet se kanë filluar në një restorant, dhe i dyshuari, i cili raportohet të jetë një i ri 17-vjeçar, më pas është larguar me makinë.

Policia ka nisur një operacion në shkallë të gjerë për të kapur personin e armatosur.

Njoftimet e mediave turke thonë se dy persona u vranë në restorant dhe besohet se ata ishin pronari dhe një punonjës.

Personi i armatosur më pas vazhdoi të qëllonte, duke vrarë një bari që kulloste delet e tij në zonë dhe një shofer kamioni./TCH

Advertisement
Advertisement
Advertisement