Mërgim Berisha ka shënuar për epërsinë e Augsburgut në ndeshjen ndaj Bayer Leverkusenit, e vlefshme për javën e 19-të në Bundesligë.
Sulmuesi nga Kosova shënoi në minutën e 55-të për rezultatin 1:0, shkruan Gazeta Express.
Berisha shënoi gol të bukur me kokë, pasi pranoi një harkim nga këndi të Arne Engels.