Mënyrat e reja të pagesave po trokasin në derë - Si mund të zhvillojnë konkurrencën udhëheqësit e industrisë - Gazeta Express
string(106) "menyrat-e-reja-te-pagesave-po-trokasin-ne-dere-si-mund-te-zhvillojne-konkurrencen-udheheqesit-e-industrise"

OP/ED

Gazmend Selmani

28/06/2022 20:52

Mënyrat e reja të pagesave po trokasin në derë – Si mund të zhvillojnë konkurrencën udhëheqësit e industrisë

OP/ED

Gazmend Selmani

28/06/2022 20:52

Epoka e FinTech (teknologjisë financiare) po lulëzon kudo. Çdo vend ka pionierët e tij në krijimin e ekosistemeve bankare dhe ofrimin e shërbimeve financiare me kosto pothuajse zero në një teknologji plotësisht të automatizuar. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Tregtisë: “Mbretëria e Bashkuar është destinacioni i tretë më i madh për investimet FinTech, pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Sektori FinTech në Mbretërinë e Bashkuar përbëhet nga mbi 1,600 firma dhe ky numër parashikohet të dyfishohet deri në vitin 2030. Sektori kontribuon dhe vlerësohet me 9.18 miliardë dollarë (7 miliardë £) dhe mbi 60,000 vende pune në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar. Evropa Juglindore po investon gjithashtu shumë në dixhitalizimin e transaksioneve financiare dhe pagesave midis kreditimit të menjëhershëm; për shembull, 49% e një institucioni për emetimin e parasë elektronike me bazë në Greqi është blerë së fundmi nga JPMorgan.

Pra, pa dyshim, ka filluar lëkundja e bankimit tradicional. Por, çfarë bëjnë FinTechs?

Lexo Edhe:

Më pëlqen të shpjegoj se ato kryesisht kanë optimizuar dhe thjeshtuar pagesat digjitale dhe transfertat e parasë. Disa kanë filluar të lëshojnë kredi edhe për qëllime pagese. Parimi i hapjes së llogarive bankare dixhitale nëpërmjet opsionit eKYC lehtësoi shumë ofrimin e mundësisë së përfshirjes

financiare dhe digjitalizimin e transaksioneve financiare. Lehtësia e marrjes së kredive ka ndihmuar ekonomitë përmes rritjes së shpenzimeve dhe ka ndihmuar njerëzit të financojnë nevojat dhe dëshirat e tyre. Por, kjo ndoshta nuk është gjithçka që FinTechs do të ofrojnë.

Metodat e reja të pagesave

Kohët e fundit, shumë zgjidhje të reja pagesash kanë trokitur në derë. Tani, zgjidhjet e pagesave pa mjete nuk janë një realitet që shihet vetëm në filmat shkencorë. Disa zgjidhje zëvendësojnë mjetet si kartat, telefonat, orët inteligjente, pajisjet e veshjes dhe opsionet e ngjashme me shenja biometrike – ku lejohen të përdoren. Disa kompani, përfshirë IBAS World, po punojnë për zgjidhje që realizojnë pagesa dixhitale edhe pa shenja biometrike.

Bli tani, paguaj më vonë është një zgjidhje tjetër që duket se po lulëzon kudo. Kjo është një zgjidhje e përshtatshme për blerësit për të marrë financim me pak këste. Ka shumë ofrues në mbarë botën që ofrojnë këtë shërbim, duke përfshirë PayPal. Mundësitë e reja të pagesave po ndihmojnë edhe tregtarët duke rritur shitjet e tyre.

Si mund të zhvillojnë konkurrencën udhëheqësit e industrisë

Sipas mendimit tim, ne duhet të jemi mirënjohës për një përparim kaq të mahnitshëm në botën financiare. Falë këtyre zgjidhjeve dhe njerëzve që qëndrojnë pas tyre, miliona njerëz në mbarë botën mund të realizojnë pagesat e tyre dixhitale

njëkohësisht, edhe nëse harrojnë portofolin, kartat ose telefonat e mençur — ose u mbarojnë bateria. Zgjidhjet e reja të pagesave përveçse do të ulin koston, do të ulin edhe numrin e kartave plastike të prodhuara dhe kësi soji do të kenë ndikim pozitiv në ruatjen e ambientit dhe në objektivat e qëndrueshmërisë.

Për drejtuesit e biznesit dhe sipërmarrësit në FinTech që duan të qëndrojnë konkurrues, rekomandoj të mendojnë për zgjidhje miqësore me mjedisin dhe që janë të përshtatshme për klientët në kuptimin e kostove dhe në kuptimin e përshtatshmërisë për përdorimjn e tyre.

Implementimi i zgjidhjeve që ofrojnë më shumë për më pak ndërmjet transformimit dixhital do të jetë gjithashtu i dobishëm në të ardhmen. Për më tepër, është e rëndësishme që FinTech-ët me rritje të shpejtë të rekrutojnë punonjës të pasionuar dhe me përvojë dhe t’i bëjnë ata të lumtur—kjo mund t’ju ndihmojë të tejkalpojnë çdo pengesë që mund të lindë gjatë operacioneve të përditshme.

Bota financiare po evoluon. “Dora e padukshme” çon gjërat përpara dhe i sjell botës inovacion bankar dhe zgjidhje tërheqëse. Në pjesën më të madhe, kam vënë re se këto zgjidhje janë shumë të mirëpritura pasi janë të sigurta dhe konsumatorët përfitojnë në mënyra të ndryshme.

Bankimi dixhital brenda botës së FinTech mund të ofrojë të njëjtin nivel sigurie si bankat tradicionale. Përveç kësaj, FinTech-ët janë të detyruar të zbatojnë të njëjtin legjislacion që duhet të zbatojnë bankat, duke përfshirë standardet e

sigurisë së teknologjisë. Sa herë që një auditor i pavarur i certifikuar arrin në përfundimin se një institucion arrin standardet PCI DSS, mendoj se nuk ka dyshim se niveli i sigurisë së teknologjisë është në klasën e një banke.

Gazmend Selmani është themelues dhe kryesues i bordit ne PBC Group. Ky artikull fillimisht është publikuar ne Forbes.