Mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, kur do të zhvillohet tubimi i radhës - Gazeta Express
string(89) "mbyllet-protesta-e-opozites-para-bashkise-se-tiranes-kur-do-te-zhvillohet-tubimi-i-radhes"

Mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, kur do të zhvillohet tubimi i radhës

Shqiperi

Gazeta Express

21/05/2024 14:32

Është mbyllur protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Protesta e opozitës dhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës, ka zgjatur rreth 90 minuta.

Herë pas here, protesta është shoqëruar edhe me tensione, ku qytetarët kane hedhur molotov në drejtim të Bashkisë, ku është djegur edhe një pemë.

Lexo Edhe:

Pas fjalimeve, që kishin si kryefjalë largimin e kryetarit të bashkisë u njoftua se tubimi i radhës do të jetë të martën e ardhshme.

Nga ana tjetër, një qytetar ka zgjedhur që të qëllojë me vezë dhe fruta në drejtim të godinës së bashkisë së Tiranës.

Edhe në protestat e kaluara, protestuesit kanë hedhur qepë dhe perime të tjera në drejtim të Bashkisë.

Kujtojmë që kjo është protesta e tetë e opozitës, para Bashkisë së kryeqytetit.