Me rregulla të reja, kështu u fal sot xhumaja e parë pas pandemisë - Gazeta Express
string(65) "me-rregulla-te-reja-keshtu-u-fal-sot-xhumaja-e-pare-pas-pandemise"

Gazeta Express

29/05/2020 14:22

Me rregulla të reja, kështu u fal sot xhumaja e parë pas pandemisë

Gazeta Express

29/05/2020 14:22

Pas më shumë se dy muaj pezullimi, sot u fal xhumaja në të gjitha xhamitë e vendit.

Bashkësia Islame e Kosovës në mënyrë që të parandalojë përhapjen e koronavirusit ka ndërmarrë disa masa.

Lexo Edhe:

Në kuadër të masave për t’u mbrojtur nga rreziku i infektimit nga virusi Covid-19, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka rekomanduar që komunat më të mëdha si Prishtina, Podujeva, Mitrovica, Ferizaj, Gjilani, Peja, Prizreni, Gjakova të organizojnë faljen e namazit të xhumasë dy herë.

Kjo bëhet në xhaminë qendrore të komunave si dhe ndonjë xhami tjetër që frekuentohet më shumë nga xhemati.

“Myftiu Tërnava po ashtu ka kërkuar nga besimtarët që t’iu përmbahen udhëzimeve dhe rekomandimeve të BIRK-ut dhe institucioneve shëndetësore në lidhje me ruajtjen e shëndetit publik, nga virusi COVID-19, duke treguar kujdes kur të shkojnë në xhami duke ruajtur distancën sociale t’i vendosin maskat, të marrin abdes në shtëpi si dhe ka kërkuar që të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike mos të frekuentojnë në xhami – që të ruajnë shëndetin e tyre si dhe të tjerëve. Ligjërata e së premtes nuk do të zgjasë më shumë se dhjetë minuta”, thuhej në njoftimin e BIK-ut.