“Më janë thyer të gjitha”! “Preket” nga tërmeti Anxhela Peristeri, premtimi i Ardit Gjebreas - Gazeta Express
string(86) "me-jane-thyer-te-gjitha-preket-nga-termeti-anxhela-peristeri-premtimi-i-ardit-gjebreas"

“Më janë thyer të gjitha”! “Preket” nga tërmeti Anxhela Peristeri, premtimi i Ardit Gjebreas

Gazeta Express

08/12/2019 10:10

“Kënga Magjike” mbrëmë u fitua nga këngëtarja Eneda Tarifa, me këngën  “Ma zgjat dorën”. Përveç të papriturave që ndodhën në skenë, nuk mungoi edhe një rrëfim i shkurtër nga këngëtarja Angela Peristeri.

Teksa u thirr në skenë nga Ardit Gjebrea për të marrë kupën e vendit të tretë, ajo u shpreh: “Më janë thyer të gjitha kupat nga tërmeti, faleminderit shumë për këtë kupën e re”.  Pra këngëtarja përveç momenteve të ankthit ka humbur edhe kupat e fituara ndër vite.

Lexo Edhe:

Menjëherë reagoi Ardit Gjerbrea i cili u shpreh: “Do t’i rikuperojë argjendari Pirro, të jesh e sigurt:  

Eneda Tarifa, me këngën “Ma zgjat dorën” fitoi dje këngën magjike.  Tarifa pas votave të këngëtarëve, jurisë dhe publikut mundi që të rrëmbejë çmimin e parë. Çmimin e dytë e mori Fifi, ndërsa të tretin u rendit këngëtarja Anxhela Peristeri.