“Më goditën me grushte në sy të gruas shtatzënë”, flet personi që u dhunua nga Policia Bashkiake në Tiranë - Gazeta Express
string(103) "me-goditen-me-grushte-ne-sy-te-gruas-shtatzene-flet-personi-qe-u-dhunua-nga-policia-bashkiake-ne-tirane"

Gazeta Express

27/05/2020 14:58

“Më goditën me grushte në sy të gruas shtatzënë”, flet personi që u dhunua nga Policia Bashkiake në Tiranë

Gazeta Express

27/05/2020 14:58

I riu, pjesëtari i komunitetit rom, i cili u dhunua dy ditë më parë nga Policia Bashkiake në Tiranë, është shprehur se efektivët e rrahën në sy të gruas shtatzënë.

Ai tregon se policët e kuptuan që ishin në gabim dhe në fund i kanë dhanë një 2 mijë lekëshe.

Lexo Edhe:

“Më morën me zor dhe më futën në makinën e policisë bashkiake. Unë insistoja të mos futesha në makinë pasi kisha dhe nusen me vete që ishte dhe shtatzënë. Ata më dhunuan dhe duke më tërhequr me zor për të më future në makinë.

E panë që ishin gabim, më rrahën dhe më pas më dhanë një 2 mijë lekësh dhe u zhdukën. Unë vajta në komisariatin nr 6 dhe bëra kallëzim.”, shprehet i riu për Ora News.

Avokati i Popullit ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje ku është përfshirë edhe një civil.

Ndërkohë në komisariati nr 6 është dorëzuar një kallzim penal drejtuar dy policëve të policisë bashkiake.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=pLTaJtF6t-I&feature=emb_logo