Mbrojnë trurin dhe forcojnë zemrën, cilat janë frutat më të shëndetshme sipas dietologëve? - Gazeta Express
string(88) "mbrojne-trurin-dhe-forcojne-zemren-cilat-jane-frutat-me-te-shendetshme-sipas-dietologeve"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

28/02/2024 20:44

Mbrojnë trurin dhe forcojnë zemrën, cilat janë frutat më të shëndetshme sipas dietologëve?

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

28/02/2024 20:44

Sipas udhëzimeve qeveritare, frutat, së bashku me perimet, duhet të përbëjnë bazën e dietës tuaj.

Megjithatë, realiteti është që vetëm 12% e të rriturve përmbushin rekomandimin prej 1 e 1/2 deri në 2 gota fruta (ose ekuivalenti) çdo ditë.

Lexo Edhe:

Nuk ka dyshim që frutat janë të shëndetshme. Ato janë të ngarkuara me fibra, vitamina dhe minerale të domosdoshme, antioksidantë dhe substanca të tjera mbrojtëse që mbrojnë kundër sëmundjeve kronike, nga sëmundjet e zemrës te kanceri, tek çrregullimet e humorit si depresioni dhe ankthi. Por nëse jeni duke kërkuar frutat më të shëndetshme për shëndetin, ja disa me përfitime të mbështetura shkencërisht të impresionueshme.

Cili është fruti më i shëndetshëm?

Boronica merr titullin e frutit më të shëndetshëm. Ngjyra e këtij fruti, vlerat ushqyese ndikojnë direkt në shëndetin e atyre që i konsumojnë. Për më tepër, falë efektit antioksidues, ato ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2. Boronicat përmirësojnë gjithashtu aftësinë njohëse dhe forcojnë trurin. Ky frut ndihmon edhe që të mbani një peshë normale, ndërsa falë përbërësit të njohur si antocianinë, ai ul masën yndyrore në trup nga 3 për qind deri në 9 për qind.

10 frutat më të shëndetshme sipas dietologëve

Ka një botë të tërë frutash për t’u eksploruar, kështu që, ndërsa boronicat janë në vend të parë, nuk ka arsye që të injoroni frutat e tjera, falë vetive të shumta ushqyese. Ja cilat janë frutat më të mira:

Luleshtrydhe. Tetë luleshtrydhe në ditë japin të gjithë vitaminën C që ju nevojitet. Vitamina C është një anti-oksidant i përfshirë në funksionin imunitar dhe prodhimin e kolagjenit.

Mjedrat. Një filxhan me mjedra përmban nga 25 deri në 38 gramë fibra. Ato gjithashtu furnizojnë trupin me lëndë ushqyese kryesore si magnez, kalium dhe vitaminë C.

Shalqiri. Shalqiri mund të ketë shije të ëmbël, por një filxhan me këtë frut të lëngshëm ka më pak sheqer natyral se e njëjta pjesë e shumë frutave të tjera. Shalqiri dhe lëngu i këtij fruti zvogëlojnë dhimbjen e muskujve pas ushtrimeve.

Kumbullat e thata. Shumë njerëz mendojnë për kumbullat e thata dhe ndikimin e tyre në procesin e tretjes, por efekti i tyre në shëndetin e kockave është po kaq i rëndësishëm.

Kivi. Përveç furnizimit me vitaminë C, kivi ndikon në cilësinë e gjumit, tretjes dhe humorin e mirë.

Qershitë. Studimet tregojnë se qershitë ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe faktorëve të stresit duke çuar në një përmirësim të gjendjes suaj të përgjithshme.

Banane. Bananet konsiderohen si një nga frutat më të shëndetshme sepse kanë një mori lëndësh ushqyese, duke përfshirë fibra, kalium, magnez dhe vitaminë.

Molla. Përveç fibrave, mollët përmbajnë antioksidantë të fuqishëm. Një mollë në ditë ul presionin e gjakut, kolesterolin dhe inflamacionin.

Rrushi. Ky frut është një “armë” e shkëlqyer kundër kancerit, ndërsa falë vitaminës C ndikon në prodhimin e kolagjenit dhe shëndetin e lëkurës.

Shega. Lëngu i shegës ndikon në përmirësimin e kujtesës, mbrojtjen kundër kancerit, uljen e presionit të gjakut dhe më pak dhimbje muskujsh pas stërvitjes.