Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë - Gazeta Express
string(80) "kreu-i-kishes-ortodokse-serbe-ne-malin-e-zi-kosova-vater-serbe-qe-nuk-do-ta-leme"

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi: Kosova vatër serbe që nuk do ta lëmë

Lajme

Gazeta Express

28/04/2024 15:38

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije e ka përmendur Kosovën sot në liturgjinë e manastirit të Zllaticës në Podgoricë.

Mediat serbe raportojnë se ai ka thënë se Kosova është “vatër e vjetër serbe që nuk do ta lëmë”, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në liturgji raportohet se morën pjesë edhe disa fëmijë serbë nga Kosova.

“Fëmijët nga Kosova e kryqëzuar, por e shenjtë janë me ne dhe gjithmonë na sjellin gëzim. Kosova është vatra jonë e vjetër serbe, të cilën nuk e harrojmë dhe nuk do ta harrojmë dhe nuk do ta lëmë”, citohet të ketë thënë Joanikije.