Mbrëmë i mori jetën, dëshmia e gruas në 2017, kur burri e goditi me tub uji dhe kërcënoi me armë: Do të vras - Gazeta Express
string(105) "mbreme-i-mori-jeten-deshmia-e-gruas-ne-2017-kur-burri-e-goditi-me-tub-uji-dhe-kercenoi-me-arme-do-te-vras"

Gazeta Express

26/02/2020 9:27

Mbrëmë i mori jetën, dëshmia e gruas në 2017, kur burri e goditi me tub uji dhe kërcënoi me armë: Do të vras

Gazeta Express

26/02/2020 9:27

Vrasja e Esmeralda Kolecajt dhe vëllait të saj Vladison Filopati, nuk ka qenë një rrufe në qiell të hapur. Konflikti mes Esmeraldës dhe ish-bashkëshorit të saj kishte disa vite që kishte nisur. Sipas një vendimi nga Gjykata e Lezhës, Fatmir Kolecaj është dënuar në 15 janar të vitit 2018 me 15 muaj burg për dy vepra panale, dhunë në familje dhe armëmabjajte pa leje.

Sot Shqiptarja.com sjell zbardhjen e vendimit ku tregohet kronologjia e plotë e ngjarjes, si e dhunoi dhe më pas e kërcënoi me armë, Kolecaj gruan e tij, ndërsa mbrëmë i mori jetën.

Lexo Edhe:

Vendimi i plotë për dënimin e autorit
Prokurorise rreth ores 16.00 te dates 12.7.2017, ne banesen bashkeshortore ne fshatin Zejmen te rrethit Lezhe, duke perdorur nje tub uji, me dashje i pandehuri Fatmir Kolecaj ka goditur bashkeshorten e tij ne pjese te ndryshme te trupit, perkatesisht ne krah, ije dhe gjymtyret e poshtme, duke i shkaktuar kesaj te fundit demtime fizike qe kane sjelle humbjen e perkoheshme te aftesise per pune ne masen deri 9 dite, si dhe ka mbajtur ne banese pa leje te organeve kompetente nje arme zjarri ne gjendje te rregullt teknike, me te cilin po ashtu me dashje, ne daten e oren e mesiperme, ka kercenuar per vrasje bashkeshorten e tij Esmaralda Kolecaj, ndersa keto veprime te pandehurit jane nderprere per shkak se ne banese ka shkuar policia, e cila ka sekuestruar armen e zjarrit dhe arrestuar te pandehurin Fatmir Kolecaj.

Per te provuar keto fakte, Prokuroria i parashtroi Gjykates deklarimet e dhena nga e demtuara Esmeralda Kolecaj perpara policise gjyqesore, proçes-verbalin e keqyrjes se jashtme te bashkeshortes se te pandehurit e kryer prej policise gjyqesore, fotot e demtimeve te jashtme te bashkeshortes se te pandehurit, akt deshmine mjekoligjore ne lidhje me demtimet e pesuara nga bashkeshortia e te pandehurit, proçes-verbalin e kontrollit te baneses se te pandehurit gjate te ciles eshte gjetur arma e zjarrit, foto te armes se zjarrit dhe te vendit ku e ka gjetur policia gjyqesore, proçes-verbalin policor te sekuestrimit te armes se zjarrit, akt-ekspertimin teknik dhe balistik te armes se zjarrit, çertifikata familjare e te pandehurit, proçes-verbalin e arrestimit ne flagrance te pandehurit dhe vendimin e gjykates per vleftesimin e ligjshem te tij dhe caktimin e mases se sigurimit “Arrest ne burg”, si dhe deklarimet e te pandehurit ne hetimin paraprak.

Me tej, duke referuar ne deklarimet e te demtuares Esmeralda Kolecaj, provohet se marredheniet basheshortore te saj me te pandehurin Fatmir Kolecaj jane karakterizuar nga grindje e mosmarrveshje, te pasuara nga veprime te dhunes fizike dhe psikike te shkaktuara prej te pandehurit mbi bashkeshorten e tij, te cilat kjo e fundit nuk i ka denoncuar me pare ne polici per arsye se i pandehuri e kercenonte me fjalet “do te vras po njoftove policine” duke shoqeruar perdorimin e ketyre fjaleve me pranine e nje arme zjarri te mbushur prej tij. Rasti i fundit, te cilin e demtuara Esmeralda Kolecaj e ka denoncuar ne polici, eshte ai i ores 16.00 te dates 12.7.2017, ne te cilen i pandehuri sapo ka hyre ne banese ka filluar te godase me shuplaka bashkeshorten e tij, pastaj ka marre nje tub gome dhe me te e ka goditur ne pjese te ndryshme te trupit per rreth nje ore.

E demtuara Esmeralda Kolecaj ka mundur te telefonoje babain e saj, te cilit i ka bere me dije faktet e mesiperme, ndersa ky i fundit ka njoftuar policine. Ne kete moment i pandehuri ka shkuar ne banjon e baneses dhe ka marre nje arme zjarri qe e mbante pa leje te organeve kompetente, te cilen e ka vendosur ne tavoline, ndersa bashkeshortes se tij i ka thene “te paren do te vras ty pastaj do merrem me ato”. Pas rreth 30 minutash nga kryerja e veprimeve te mesiperme, i pandehuri ka dale bashke me armen ne oborrin e baneses dhe eshte rikthyer ne banese, duke mos e patur armen me vete.

Ne vend-ngjarje kane shkuar forcat policore, te cilat kane marre deklarimet e mesiperme prej te demtuares Esmeralda Kolecaj, kane kryer keqyrjen e jashtme te saj, ku kane konstatuar demtime ne traje skuqje gjatesore te njejte me ate qe rrjedh prej perdorimit te gomes se ujit ne krahun e majte te saj, ne brinjet e krahut te majte, ne shpine dhe ne gjymtyret e poshtme, gjithesej 9 hematoma, nje edeme, nje ekimoze dhe disa gervishje (shih proçes-verbalin dhe fotot). Ne lidhje me keto demtime, eksperti mjekoligjor i caktuar nga sherbimi i policise gjyqesore, ka konkluduar se jane shkaktuar nga nje objekt tubular siq mund te jete goma qe percjell uje dhe kane sjelle humbjen e aftesise se perkoheshme per pune te demtuares Esmeralda Kolecaj ne masen deri 9 dite (shih aktin nr.256 date 13.7.2017).

Faksimile e vendimit të Gjykatës

Në vendimin e Gjykatës thuhet se, duke iu referuar në deklarimet e të dëmtuarës Esmeralda Kolecaj (Filopati), provohet se marrëdhëniet bashkëshortë të saj me të pandehurin Fatmir Kolecajn kanë pasur sherre dhe mosmarrëveshje, dhe gruaja shpesh herë ka qenë pre e dhunës. Esmeralda kishte denoncuar më parë dhe parë bashkëshortin e saj, pasi ky i fundit e kërcënonte me fjalët: “Do të vras po njoftove Policinë…” duke shoqëruar përdorimin e këtyre fjalëve me praninë e një arme zjarri të mbushur prej tij. Dhuna ka vijuar për disa kohë deri në datën 12.07.2017, ku Fatmiri ka nisur ta qëllojë në banesë Esmeraldën dhe kjo e fundit mundi të njoftonte babainë e saj, cili më pas telefonoi në polici.

Pas kësaj, i shpallur në kërkim nga Policia për vrasjen e dyfishtë ka shkuar në banjon e banesës dhe ka marrë një arme zjarri që e mbante pa leje dhe e ka vendosur mbi tavolinë duke i thënë: Të parën do të vras ty, pastaj do merrem me të tjerët. Por gjithçka ka përfunduar, pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e tij.