Mbajeni larg, ky objekt në shtëpinë tuaj fsheh shumë rreziqe - Gazeta Express
string(59) "mbajeni-larg-ky-objekt-ne-shtepine-tuaj-fsheh-shume-rreziqe"

Gazeta Express

06/07/2020 12:45

Mbajeni larg, ky objekt në shtëpinë tuaj fsheh shumë rreziqe

Gazeta Express

06/07/2020 12:45

Cassie Hodges, nga New South Wales, Australi, kanë përjetuar një tragjedi të tmerrshme, të shkaktuar nga një tenxhere me presion. Ata vendosën që historinë e tyre ta ndanin përmes një postimi i cili është shpërndarë mbi 15.000 herë në mediat sociale.

Në përgjithësi, tenxherja me presion është një shpikje shumë e dobishme që ju lejon të gatuani mish, perime dhe produkte të tjera, pa qenë i pranishëm vazhdimisht në kuzhinë dhe pa pasur nevojë për t’i kontrolluar ato.

Lexo Edhe:

Por në të njëjtën kohë, tenxherja me presion fsheh shumë rreziqe, ndaj ky rast është shumë i rëndësishëm për t’u marrë në konsideratë nga të gjithë ata që e përdorin. Për të shpejtuar procesin në gatim, krijohet një presion i tepërt. Ajri i ngjeshur brenda pajisjes është i aftë të shkaktojë dëm serioz për njerëzit.

Cassie lë fëmijët e saj në dhomë dhe shkon drejt kuzhinës për të fikur sobën dhe të hapte valvulën e lëshimit të presionit. Avulli i doli lart siç është normale. Më pas kapaku i tenxheres shpërtheu, e kjo përshkak se lëshimi i presionit nuk kishtë përfunduar ende, shkruan 02PRESS.com

Ajo ka shpjeguar se kapaku i tenxheres fluturoi dhe një pjesë e supës shumë e nxehtë ra mbi trupin e saj dhe të bashkëshortit.

Gruaja hoqi direkt rrobat dhe u drejtua drejt dushit. Pasi bëri dush me ujë të ftohtë ajo dhe bashkëshorti i saj u nisën me ambulancë drejt spitalit, ku të dy kishin marrë djegie të mëdha në krahëror, dhe bark.

Burri i saj kishte shumë plagë serioze në stomak sepse nuk arriti të futeshe në dush. Dhimbjet e tyre kanë qenë të tmerrshme dhe të dy dhe fëmijët e tyre ndihen më të friksuar se kurrë. Përmes këtij postimi çifti i bën thirrje të gjithëve atyre që përdorin këto tenxhere dhe të jenë më të vëmendshëm se kurrë.