Sela: Tatimet e shqiptarëve për rrugë në Maqedoninë lindore - Gazeta Express
string(58) "sela-tatimet-e-shqiptareve-per-rruge-ne-maqedonine-lindore"

Gazeta Express

10/07/2020 15:24

Sela: Tatimet e shqiptarëve për rrugë në Maqedoninë lindore

Gazeta Express

10/07/2020 15:24

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka deklaruar para banorëve të Drenovecit se deri më sot askush nuk e ka mbrojtur tatimin e qytetarëve në vend. Ai ka thënë shteti ka investuar tatimet e shqiptarëve në rrugë dhe autostrada në Maqedoninë lindore, përderisa rruga Tetovë-Jazhincë ka tre fish më shumë qarkullim.

“Investimet shkojnë në rrugë ekspres dhe autostrada në Maqedoninë Lindore në të cilën mesatarja e qarkullimit të atyre makinave është 3000 makina në ditë. Dhe 9000 makina në ditë që qarkullojnë dhe që paguajnë tatime dhe akcizë për karburantin që harxhojnë të bëhet kjo rrugë, por dikush na i vjedh paratë, e kemi pasur përfaqësues që nuk ka mbrojtur tatimin e shqiptarit atje”, deklaroi Ziadin Sela, ASH-AAA.

Lexo Edhe: